Breaking News

Pekini: Dialogu, bashkëpunimi kyç për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha se dialogu dhe bashkëpunimi janë çelësi për ruajtjen e një marrëveshjeje shumëpalëshe bërthamore të nënshkruar midis Iranit dhe grupit të vendeve të G5 + 1 në vitin 2015.

Wang i bëri komentet në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu pas takimit të tyre në Pekin, disa javë pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore. “Sigurisht, kjo marrëveshje nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet, ashtu si një ombrellë nuk mund të mbulojë kokat e 100 njerëzve. Çështjet jashtë marrëveshjes duhet të zgjidhen përmes dialogëve të tjerë,” tha Wang. “Ekziston një konsensus i përgjithshëm për këtë në bashkësinë ndërkombëtare. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në 11 raporte të njëpasnjëshme ka konfirmuar se Irani i ka përmbushur angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore” tha Wang.”Kina ka kryer gjithnjë bashkëpunim publik dhe transparent me Iranin, i cili është në dobi të të dy popujve nën premisën e përmbushjes së detyrimeve të saj ndërkombëtare dhe ne gjithashtu jemi të kënaqur që bashkësia ndërkombëtare komunikon dhe bashkëpunon me Iranin”, tha Wang. Ai shprehu shpresën se asgjë nuk do të dëmtonte vazhdimin e një bashkëpunimi të tillë reciprokisht të dobishëm.

Advertisements