Breaking News

Nuk vonon hakmarrja e Kinës, tarifa shtesë mbi 659 produkte amerikane

Kina ka njoftuar vendimin e saj për të imponuar tarifa shtesë prej 25 për qind ndaj 659 produkteve amerikane me vlerë 50 miliardë dollarë, në hakmarrje për tarifat e reja amerikane mbi importet kineze.

Ministria kineze e Tregtisë tha se tarifat mbi 34 miliardë dollarë importe nga SHBA, duke përfshirë prodhimet bujqësore si soja, që është eksporti më i madh i SHBA në Kinë, do të zbatohen që nga 6 korriku dhe data e vendosjes së tarifave për 16 miliardë $ të mallrave amerikane , duke përfshirë naftën e papërpunuar, gazin natyror, qymyrin dhe disa produkte të naftës të rafinuar, do të shpallen më vonë. Kina në fillim kishte njoftuar 25 për qind tarifa hakmarrëse ndaj 106 produkteve amerikane. Megjithëse lista e re e rishikuar është më e gjatë dhe vlera e saj gjithsej është 50 miliardë dollarë. “SHBA ka injoruar kundërshtimin e vendosur dhe kërkesat legjitime të Kinës dhe ka këmbëngulur në miratimin e vendimeve që shkelin rregullat e OBT-së,” deklaroi Ministria e Tregtisë e Kinës.

Advertisements