Breaking News

Komisioni Evropian do t’i caktojë Maqedonisë datë për fillimin e negociatave

Komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn në intervistë për AIM shpreh besimin e tij se Këshilli Evropian (KE) këtë muaj do t’i dorëzojë Maqedonisë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Hahn flet për pritjet e tij nga KE, për atë nëse ekzistojnë rreziqe që ky vend të mos pranojë datë për fillimin e negociatave, për përpjekjet e KE-së për bindjen e shteteve që kundërshtojnë dhënien e datës, por edhe për gjendjen e brendshme politike pas publikimit të marrëveshjes me Greqinë, marrëdhëniet me kryetarin Gjorge Ivanov dhe OBRM-PDUKM-në opozitare. Në pyetjen e gazetares nëse arritjen kësaj marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë e konsideron pjesërisht si sukses të tij, Hahn tha se në politikë nuk mund të pritni që gjatë periudhës së përgjegjësisë suaj të zgjidhen probleme të mëdha, e ky është definitivisht problem i madh. Në krahasim me gjendjen e vendit në vitin 2015, gjithçka ka lëvizur në drejtim pozitiv, tha Hahn. “Shpresoj, nëse kjo marrëveshje nënshkruhet dhe realizohet, do të ketë ndikim në konkluzat e Këshillit dhe besoj se pas rekomandimit për fillimin e negociatave, të fillojnë përgatitjet për nisjen e negociatave”, u shpreh komisari Hahn, duke theksuar bindjen e tij pozitive për raportin e KE-së për Maqedoninë.

Advertisements