Breaking News

Festimet e iranianëve pas fitores së ekipit kombëtar të futbollit ndaj Marokut

Pas fitores së Iranit ndaj Marokut në Kupën e Botës 2018, miliona njerëz në të gjithë Iranin dolën nëpër rrugë duke gëzuar dhe festuar.

Duke mbajtur në duar flamujt kombëtarë miliona qytetarë iranianë u shprehën të lumtur dhe krenarë për ekipin e tyre kombëtar dhe admirimin për shpirtin luftarak të treguar nga futbollistët iranianë gjatë ndeshjes me Marokun. Gjithashtu, dhjetëra mijëra tifozë iranianë festuan gjerësisht në rrugët e Shën Petersburgut, ku u zhvillua ndeshja e parë e ekipit iranian në Botërorin Rusia 2018. Në ndeshjen e dytë të Grupit B, Spanja dhe Portualia u ndanë me një barazim 3:3, duke bërë që provizorisht Irani të kryesojë këtë grup.

Advertisements