Breaking News

FMN: Tarifat e Trump përbëjnë rrezik për tregtinë globale

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se tarifat e reja të importit të Presidentit amerikan Donald Trump kërcënojnë të minojnë sistemin e tregtisë globale.

“Le të mos e nënvleftësojmë ndikimin makroekonomik”, tha kryetarja FMN Christine Lagarde për gazetarët në Uashington, duke shtuar se tarifat do të kenë një efekt negativ më të madh ekonomik nëse ato nxisin hakmarrje nga partnerët tregtarë si Kanadaja dhe Gjermania. Nëse ka hakmarrje nga partnerët tregtarë të SHBA, do të ketë “humbës në të dy anët”, tha Lagarde. Ajo shtoi se një rezultat i tillë do të kishte një ndikim “serioz ekonomik” në ekonomitë amerikane dhe globale. FMN, me bazë në Uashington, gjithashtu dha një parashikim të politikës ekonomike amerikane në të cilin nuk prezantoi një pamje optimiste të rritjes ekonomike të Amerikës. Raporti thotë se rritja ekonomike e SHBA pritet të jetë e fortë këtë vit dhe vitin ardhshëm, por masat e fundit mbi taksat dhe shpenzimet publike mund të shkaktojnë rreziqe më të mëdha nga viti 2020 e tutje.

Advertisements