Breaking News

Vendimet anti-iraniane do të jenë të dëmshme për Kanadanë

Ministri i Jashtëm iranian, z. Muhamed Xhavad Zarif në reagim ndaj një plani kundër Iranit të miratuar nga Dhoma e Ulët e Parlamenti kanadez, tha: “Këto politika do të jenë të dëmshme për Kanadanë”.

Duke folur për gazetarët pas kthimit të tij nga Afrika e Jugut, Zarif tha: “Fatkeqësisht, në Kanada ka pasur dhe ende ka përshtypje të gabuara dhe iluzione ndaj Republikës Islamike të Iranit”. Ministri i jashtëm iranian tha se këto politika do të jenë të dëmshme për Kanadanë dhe kurrë nuk do t’i shërbejnë paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore ndjekin politikë të pavarur në marrjen e vendimeve në lidhje me Republikën Islamike të Iranit. Politikat e tilla janë miratuar në një kohë kur aleatët e vendeve perëndimore kanë kryer disa gabime dhe krime në rajon, ndërsa perëndimorët kanë mbajtur heshtjen për këto krime dhe po e akuzojnë padrejtësisht Republikën Islamike për krimet që aleatët e tyre kanë kryer, tha Zarif . Të martën, Dhoma e Ulët e Parlamentit kanadez, duke miratuar një projekt-ligj për të pezulluar të gjitha negociatat për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, kritikoi disa organe ushtarake iraniane dhe ngriti disa akuza kundër tyre. Duke reaguar ndaj këtij vendimi, Ministri i Jashtëm i Iranit përsëriti se Irani ka qenë në ballë të luftës kundër terrorizmit dhe po të mos ishte përpjekja dhe mbështetja iraniane, të tjera kushte do të kishin mbizotëruar në rajon. Ai shprehu shpresën se vendet perëndimore do të jenë më pak të impresionuara nga fushatat e tilla propagandistike kundër Iranit dhe do të miratojnë politika të pavarura gjatë marrjes së vendimeve përsa i përket Republikës Islamike.

Advertisements