Breaking News

Shqipëria sanksione ndaj Rusisë

Shqipëria i është bashkuar sanksioneve të vendosura nga BE-ja kundrejt Rusisë për cënimin e integritetit territorial te Ukrainës.

Vendimi është bërë publik nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-se, Federica Mogherini, e cila shton se veç Shqipërisë, ne këtë listë janë bashkuar dhe Mali i Zi dhe Norvegjia. Ne fakt këto nuk janë sanksione te reja, por ripërtëritje e sanksioneve të vendosura qe ne vitin 2014 kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë. Veprim ky që u kundërshtua nga shumë vende të botes dhe menjëherë ne kundërpërgjigje te këtij veprimi, u vendosen sanksione ndaj drejtuesve politik ne Krime te cilët drejtuan këtë proces.

Advertisements