Breaking News

Vazhdimi i dialogut rezultat i takimit Kim-Trump

Në përfundim të takimit mes Kim Jung Un lider I Koresë së Veriut dhe Donald Trump president I Amerikës është rënë dakord për vazhdimin e dialogut dhe bashkëbisedimit mes palëve.

Donald Trump dhe Kim Jong un bënë histori me një shtrëngim dore: përballja e shumëpritur e dy kundërshtarëve të mëdhenj që për pak e çuan botën në prag të një konflikti bërthamor, u realizua në ishullin aktualisht të blinduar të Sentosa-s, në Singapor, zona që ka rrëmbyer sot të gjithë vëmendjen e botës. Presidenti amerikan ishte ai që zgjati dorën i pari dhe homologu koreano-verior ia shtrëngoi duke buzëqeshur me ngrohtësi. Në Singapor ishte ora 09:03, në Europë 03:03 e natës. Pasi iu drejtuan fotografeve e telekamerave, dy liderët u ulën në një sallon të hotelit luksoz Capella. I pari foli Trump, “Është një nder i madh të gjendem sot këtu”, deklaroi presidenti amerikan; besoj se kjo nismë ka për të qenë një sukses, do të ndërtojmë mes nesh një marrëdhënie të shkëlqyer. I pyetur nëse do ta ftojë udhëheqësin koreano-verior në Shtëpinë e Bardhë, ai u përgjigj: Do ta bëj patjetër. Për Kim Jong un, nuk ishte e lehte të mbërrihej deri këtu; “Ka pasur shumë probleme”, u shpreh ai, “U deshën vite të tëra megjithatë arritëm t’i kapërcenim pengesat e ja ku jemi sot këtu!” Deklaratat në publik zgjatën vetëm një minutë; Paskësaj dy udhëheqësit mbyllën dyert për një takim kokë me kokë ku të pranishëm ishin edhe përkthyesit. Këshilltarët e të dyja palëve pritën jashtë, duke shfrytëzuar ndoshta edhe atë moment për të komunikuar e për të kërkuar një përcaktim të përbashkët të fjalës kyçe të momentit: denuklearizim. Trump dhe Kim firmosën një dokument, i cili pritet t’i përcillet medias gjatë ditës. Kina nxitoi ta përshëndeste samitin e rrallë, duke deklaruar se: “Fakti i thjeshtë që dy liderët arritën të ulen së bashku e të angazhohen në mënyrë të barabartë në bisedime është i rëndësishëm, pozitiv e çel një faqe te re ne histori”. Sa për çarmatimin nuklear të Koresë së Veriut, çështja kyçe mbi të cilën janë hasur vështirësitë më të mëdha, sipas Trump do të nisë shumë shpejt. “U deshën vite të tëra, megjithatë arritëm t’i kapërcenim pengesat e ja ku jemi sot këtu. Bota do të njohë një ndryshim të madh”, deklaroi Kim Jong un pas firmosjes së deklaratës së përbashkët me Donald Trump. “Është një nder i madh të gjendem sot këtu”, tha nga ana e tij Presidenti amerikan, duke ndarë edhe bindjen personale se me Kim Jong un po hapte një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Megjithatë, dozat e skepticizmit janë të mëdha. Numri i atyre që dyshojnë në sinqeritetin e marrëveshjes së nënshkruar është po ashtu i madh dhe duhen pritur fazat e tjera të negociatave për të përmbushur misionin kryesor të takimit historik: çarmatosjen bërthamore të Koresë së Veriut. Donald Trump mbërrinte në këtë takim fill pas samitit të G7. Presidenti amerikan u vu në qendër të kritikave pas refuzimit për të firmosur një deklaratë të përbashkët në fund të takimit, madje e quajti Kryeministrin kanadez “pa shtyllë kurrizore dhe të pabesë” për qëndrimet e tij për tregtinë e lirë. Nga ana e tij, vetë Donald Trump duhet ta dinte gjithashtu se përballë kishte trashëgimtarin biologjik dhe të pushtetit të Kim Jong il, njeriu që lozi për dy dekada me radhë me Shtetet e Bashkuara dhe Seulin, herë duke u ofruar dorën e paqes dhe të bashkëpunimit, herë duke u treguar arsenalin bërthamor. Megjithatë, në fund të fundit takimi mbetet historik, për faktin e thjeshtë se është hera e parë që një President në detyrë i Shteteve të Bashkuara takohet me një udhëheqës të Penianit, megjithëse, siç Reuters analizon, krahasimi i shtrëngimit të duarve mes Trump dhe Kim Jong un me atë të Richard Nixon dhe Mao Ce Dun në vitin 1972 nuk ka vend. Reuters thotë se ndryshe nga takimi i Nixon, takimi i Trump me diktatorin koreano-verior nuk prodhoi ndonjë gjë konkrete, por vetëm një deklaratë “mirëkuptuese”, që lë shteg për interpretime të ndryshme dhe që s’garanton që premtimet e hedhura në të do të mbahen.

Advertisements