Breaking News

Takimi i presidentit amerikan dhe liderit të Koresë së Veriut

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Singapor u mbajt takimi ndërmjet Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un.

Ky ishte një takim historik, pasi shihte që për herë të parë një president i Shteteve të Bashkuara, të takohej me një lider të Koresë së Veriut. Palët janë ulur në tryezë në orarin e paracaktuar, ndërsa Trump dhe Kim Jong-un kanë shtrënguar duart para nisjes së bisedimeve. Të dy palët u shoqēruan në takim nga stafet më të ngushta, ndërsa çështja e denuklearizimit dhe ajo e shpërndarjes së tensionit në rajon, ishin në qendër të diskutimit.

Në orët në vijim pritet që palët të japin më shumë detaje mbi takimin dhe çfarë u arrit në të. Media në Korenë e Veriut kanë rritur mundësinë se vendi i izoluar mund të ‘vendosë marrëdhënie të reja’ me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo vjen pak pas takimit historik mes presidentit Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong-un. Komentet shënojnë një ndryshim të tonit nga ana e Koresë së Veriut, pas dekadash armiqësi drejt SHBA-ve. Ndërkaq, Trump ka thënë se ka një ‘parandjenjë të mirë’ rreth takimit të shumëpritur.

 

Advertisements