Breaking News

Perceptimet e Amerikës për Lindjen e Mesme dhe Iranin janë të rrezikshme dhe naive

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara tha se perceptimet e qeverisë amerikane për Lindjen e Mesme dhe Iranin janë shumë të rrezikshme dhe naive.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, Golam’ali Khoshro, në një intervistë me faqen e internetit të Truthdig, duke deklaruar se Amerikës i mungon fuqia konstruktive në Lindjen e Mesme dhe se nuk është në gjendje të menaxhojë një fshat në Irak, Afganistan, Jemen apo Siri, deklaroi se Uashingtoni është  shkelës i së drejtës ndërkombëtare dhe i marrëveshjeve të rëndësishme siç është Deklarata e Algjerisë dhe marrëveshja bërthamore. Sinqerisht, duke iu referuar politikave të qeverisë amerikane ndaj rajonit dhe Iranit, Uashingtoni mund të flasë vetëm për sa i përket kërcënimeve, sanksioneve dhe ndërhyrjeve, ndërkohë që këto politika tashmë kanë skaduar në rajon dhe janë shumë të rrezikshme dhe të kushtueshme. Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara, përmendi situatën aktuale në Jemen dhe tha se aventurat ushtarake saudite dhe theksimi i saj në një zgjidhjen ushtarake të krizës në Jemen e bënë të pamundur gjetjen e një zgjidhjeje paqësore.

Advertisements