Breaking News

Katari çon Emiratet në Gjykatën e të drejtave të njeriut të OKB-së

Katari ka ngritur një padi kundër Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjykatën më të lartë të OKB-së, duke akuzuar Abu Dhabin për shkelje të të drejtave të njeriut pas një bllokade një vjeçare ndaj Dohas nga një bllok i katër shteteve arabe i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Padia, e paraqitur të hënën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, akuzon Abu Dhabin për “diskriminim ndaj Katarit dhe qytetarëve të Katarit”, duke e bazuar pretendimin mbi vendimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të dëbuar qytetarët e Katarit, për të bllokuar hapësirën ajrore të Emirateve për linjat ajrore katariote dhe çështje të tjera që rrjedhin nga kriza e vazhdueshme diplomatike. “Siç është paraqitur me hollësi në padinë e Katarit në Gjykatën Ndërkombëtare, Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë kryer këto veprime, të cilat kanë pasur një efekt shkatërrues për të drejtat njerëzore të Katarit dhe për banorët r Katarit”, tha qeveria e Dohas në një deklaratë të publikuar të hënën. Në qershor të vitit 2017, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, në një skemë që përgjithësisht besohet të jetë orkestruar nga Riadi. Të katër vendet akuzuan Katarin për sponsorizimin e “terrorizmit” dhe destabilizimin e rajonit, një akuzë e mohuar fuqishëm nga Doha. Edhe disa vende afrikane kanë ndërprerë lidhjet me Katarin në mbështetje të kuartetit të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Advertisements