Breaking News

Ivanov: Zaev manipulon me opinion se nëse nuk arrihet marrëveshje rrezikojmë perspektivat e BE-së dhe NATO

Zyra e kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, vlerëson se deklarata e mbrëmshme e kryeministrit Zoran Zaev, të dhënë për emisionin “Top Tema”, se injorimi i eventual i marrëveshjes me Greqinë do të rrezikojë perspektivat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO dhe rritja e rreziqeve të brendshme “është tentim i ngathët për manipulim me opinionin dhe duke cituar e qytetarët e Maqedonisë pas një referendumi eventual, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me ftesën e kryeministrit Zaev për mbështetje të një marrëveshje të mundshme nga ana e të gjithë aktorët politik, kryetari Ivanov edhe njëherë tregoi se duhet konsensus i gjerë kombëtar për gjetjen e zgjidhjes e cila nuk do t’i dëmtojë dinjitetin e popullit dhe qytetarëve të Maqedonisë.

Kryetari Ivanov mendon se nuk është serioze dhe nuk përgjigjet në pyetjen për emrin, e cila është me rëndësi të veçantë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe se janë imponuar kërkesa teknike, për të zgjidhur nëpërmjet telefonit dhe në rrugën e marrëveshjes personale në mes dy kryeministrave të dyja shteteve, thuhet në komunikatën nga zyra e shefit të shtetit. /

Advertisements