Breaking News

Trump dhe Kim në Singapor

Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri koreano verior Kim Jong un kanë mbërritur në Singapor për takimin e tyre historik.

Takimi i tyre, i pari mes një lideri nga Koreja e Veriut dhe një presidenti amerikan në detyrë, do të mbahet të martën, në ishullin “Resort Sentosa”. Trump e cilësoi takimin si një shans i papërsëritshëm për paqe dhe tha se të dy liderët ishin në territor të panjohur. SHBA shpreson që samiti të iniciojë një proces në të cilin Kim jong un do të heqë dorë nga armët bërthamore. Dy liderët kanë patur një marrëdhënie të jashtëzakonshme, gjatë 18 muajve të shkuara, me shkëmbime fyerjesh e kërcënime për luftë, para se të ndryshonin tonet dhe të ecej drejt takimit ballë për ballë. Vetë Trump e ka përshkruar takimin si një mundësi njohjeje dhe ka thënë se ky do të jetë një proces. Të enjten, Trump nuk përjashtoi mundësinë që dy palët të nënshkruajnë një traktat që i dha fund luftës së Koresë së viteve 1950-1953, por që ende nuk është nënshkruar nga SHBA dhe Koreja e Veriut.

Advertisements