Breaking News

Ruhani në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait: Unilateralizmi rrezik për botën

Presidenti iranian z. Hasan Ruhani, të dielën  duke iu drejtuar samitit të 18-të të liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në qytetin Chingdao të Kinës kritikoi përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të imponuar politikat e veta ndaj të tjerëve, duke thënë se sanksionet e njëanshme të Uashingtonit dëmtojnë biznesin ndërkombëtar.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Ruhani paralajmëroi për kërcënimet që paraqet unilateralizmi ekonomik, politik dhe ligjor ndaj konvergjencës rajonale dhe shtoi: “Sanksionet e njëanshme nuk janë vetëm kundër normave dhe rregullave ndërkombëtare, por edhe dëmtojnë tregtinë e ligjshme ndërkombëtare”. Presidenti iranian më tej e përshkroi vendimin e fundit të Uashingtonit për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 si “një shembull i unilateralizmit dhe indiferencës së Shteteve të Bashkuara ndaj opinionit të bashkësisë ndërkombëtare”. Ruhani vlerësoi përpjekjet e Kinës dhe Rusisë për të ruajtur marrëveshjen bërthamore duke thënë: “Të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore  kanë përgjegjësi në lidhje me angazhimet e heqjes së sanksioneve kundër Iranit, dhe gjithashtu bazuar në Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, janë përgjegjës për të parandaluar çdo veprim që paraqet pengesë për zbatimin e marrëveshjes bërthamore. ” “Definitivisht, SHBA ka vërejtur reagimet ndaj tërheqjes së saj nga marrëveshja  bërthamore dhe e konsideron si jo të kushtueshme përgjigjen ndaj tërheqjes së saj të njëanshme, gjë që do të ketë pasoja shumë të këqija për bashkësinë ndërkombëtare”, vuri në dukje Presidenti iranian. Në fjalimin e tij, Presidenti iranian paralajmëroi për kërcënimin që vjen nga terrorizmi, separatizmi dhe ekstremizmi në botë, duke bërë thirrje për një rritje në shkëmbimin e inteligjencës midis vendeve të rajonit, në përpjekje për të dobësuar grupet terroriste. Republika Islamike, tha ai, “ka përvojë të çmuar në kufizimin dhe dobësimin e rrymave ekstremiste dhe terroriste, dhe një shembull i suksesshëm është bashkëpunimi me qeverinë e Irakut dhe Sirisë në luftën kundër grupit terroristit ISIS”.

Advertisements