Breaking News

Erdogan: Kurz po e çon botën në një kryqëzatë të re

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar lidhur me vendimin e Austrisë për mbylljen e 7 xhamive dhe dëbimin e disa imamëve, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Gjatë një fjalimi të mbajtur të dielën në Stamboll të Turqisë, Erdogan rikujtoi se edhe në të kaluarën janë shkatërruar xhamitë dhe medresetë. Duke theksuar se edhe shkencat islame ishin bërë të pamundura për t’u mësuar, Erdogan tha se ky qëndrim pothuajse ka shpallur luftë ndaj xhamive, ezanit, fesë e adhurimit. “Çfarë dallimi ka qëndrimi i atëhershëm me atë të kryeministrit aktual të Austrisë?Edhe ata tani po bëjnë hesape e plane për t’i mbyllur xhamitë në Austri. Ku po shkon kjo? Frikësohem nga ajo që këto hapa të kryeministrit të Austrisë po e shpien botën drejt luftës mes kryqit dhe gjysmëhënës”, paralajmëroi Erdogan. Për këtë sidomos bota perëndimore, duhet t’i rregullojë këta persona të tyre. Nëse ata nuk e rregullojnë, këto llogari do të bëhen më ndryshe. Do t’i dëbojnë imamët tanë nga Austria. Nëse ju e bëni këtë, ne a do të qëndrojmë të heshtur? Kjo do të thotë se edhe ne do të bëjmë diçka”, deklaroi presidenti turk.

Advertisements