Breaking News

Presidenti kinez: Pekini është i gatshëm të bashkëpunojë me Moskën për të ruajtur marrëveshjen bërthamore

Presidenti kinez Xi Jin Ping njoftoi gatishmërinë e Pekinit për të punuar me Moskën dhe vendet e tjera për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Presidenti kinez Xe Jin Ping, duke shprehur keqardhje për tërheqjen e njëanshme të SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit, njoftoi se Pekini është gati të punojë me Moskën dhe vendet e tjera për të ruajtur këtë marrëveshje. Duke folur në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Qingdao, Xi Jin Ping tha se Kina është e shqetësuar për vendimin e njëanshëm të Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e Iranit. Pekini është i gatshëm të punojë me Rusinë dhe vendet e tjera për të zbatuar edhe më tej këtë marrëveshje, ka thënë Ping. Ai më tej ka shtuar: Është e domosdoshme të vendosen themelet e paqes dhe sigurisë dhe të luftohen terrorizmi, separatizmi dhe ekstremizmi. Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait u mbajt më 9-10 qershor në qytetin bregdetar Qingdao. Kjo organizatës u themelua në vitin 2001.

Advertisements