Breaking News

Arsyeja pse shqiptarë janë punëtorët më diskriminuar në Gjermani

Shqiptarët më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Studim mbi konkurrimet për vend pune nga organizata WZB – Qendra Shkencore për Hulumtimet Shoqërore në Berlin.Nënshtetas gjermanë, të lindur në vitin 1992, rritur dhe shkolluar në sistemin shkollor gjerman, ishin cilësitë e përbashkëta të kandidatëve fiktivë. Ajo që i dallonte ishte origjina e prindërve.

6000 aplikime fiktive u dërguan në vende të shpallura për tetë profesione të ndryshme dhe të dhënat u analizuan në bazë të reagimeve apo mosreagimeve, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.

Afrikanët dhe myslimanët grupi më i diskriminuar.

Konkurruesit fiktivë me prejardhje shqiptare janë më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Konkurruesit me prindër gjermanë kanë marrë në 60 % të rasteve përgjigje pozitive, ndërsa vetëm 51 % e konkurruesve me prejardhje jogjermane kanë marrë përgjigje pozitive.

Njerëzit me prejardhje nga Afrika ose nga vendet me besim mysliman janë grupi më i diskriminuar.

Konkurruesit me prejardhje nga Spanja kanë marrë deri në 73% reagime pozitive duke kryesuar listën e diskriminimit pozitiv dhe duke ua kaluar madje edhe konkurruesve gjermanë./DW

Advertisements