Breaking News

Transferimi i ambasadës amerikane, pasqyrë e unifikimit të kryqëzyesve dhe sionistëve

Këshilltari i liderit suprem të revolucionit islamik për çështjet ndërkombëtare, ka thënë se transferimi i ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods është pasqyrë e unitetit të kryqëzuesve dhe sionistëve.

Ali Akbar Velajeti  këshilltari i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare ditën e premte në marshin madhështor të ditës së Kodsit ka thënë se ndjekësit e sionizmit dhe i kryqëzatave janë bashkuar së bashku ë të përballen me islamin dhe kiblën e parë të myslimanëve. Velajeti vuri në dukje se dita e Kodsit është dita e madhështisë së islamit dhe shtoi se myslimanët në të gjithë botën në ditën e Kodsit ngrihen për të dënuar veprimet e sionistëve dhe kundër pushtimit të Kiblës së parë të myslimanëve. E premtja e fundit e muajit të bekuar të ramazanit është emëruar nga imam Khomeini (ra) themeluesi i Republikës Islamike të Iranit si dita botërore e Kodsit ku myslimanët ngrihen në protesta për të dënuar politikat raciste dhe krimet e regjimit sionist. Dita botërore e Kodsit në Iran dhe në vende të ndryshme të botës u mbajt dje.

Advertisements