Breaking News

Mikullovci i tha që të gjitha ia falë Haradinajt, por jo një gjë

Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj ka pasur një kritikë nga ana e Deputetit të Vetëvendosjes, Adem Mikullovci i cili i tha se të gjitha t’i falë por jo që e kalove demarkacionin, raporton Gazeta Blic.

Mikullovci si një artist që është nuk hezitojë t’i recitoj Haradinajt, poezi nga Noli e letra nga filozofi e Seneka.

Ai i tha Haradinajt se ka menduar disa herë që do të bie, kjo qeveri po nuk ra.

“Të gjitha t’i falë Ramush por jo që e kalove demarkacionin e i fale 8200 hektar tokë”, i tha Mikullovci- Haradinajt.

Deputeti Mikullovci kërkoi nga Haradinaj që të dalë në foltore dhe të jap dorëheqje nga posti i kryeminsitrit.

E Haradinaj në anën tjetër nuk ka hezituar të repilkojë, ani pse paksa i pa qartë sqarimi i tij. Ai tha se kufiri me Malin e Zi do të ratifikohet.

Madje me ironi i pyeti Deputetët e Kuvendit se a do të gëzohen në qoftë se ndodhë korrigjimi.

“Opsioni i parë është letër stendat që thotë parlamenti ynë e ka ratifikuar marrëveshjen, opsioni i dytë ka qenë e ka ratifikuar atë por i ka edhe do tjera, opsioni i tretë ka qenë se parlamenti ynë ka marrë vendim bazuar në deklaratën e dy presidentëve dhe një raport që e parasheh korrigjimin, iu informojmë se jemi të gatshëm për korrigjim, kjo letër i ka shkuar Malit të Zi. Tash me siguri publikohet ndonjëherë por kjo letër i ka shkuar. Deklarimet e dikujt tjetër për këtë temë kanë të drejt sido që e thonë por e kam vetëm një pyetje, a merziteni nëse ndodhë njëmend korrigjimi, çka bëhet”, tha ai.

Advertisements