Breaking News

Familja e Klei refuzon amnistinë qesharake të Trump

Familja e boksierit të njohur amerikan Muhamed Ali Klei, dosjen e këtij boksieri e ka quajtur të mbyllur prej vitesh dhe propozimin e presidentit amerikan për amnisti e ka quajtur qesharake dhe e ka refuzuar atë.

Donald Trump në një konferencë për shtyp deklaroi se do të japë amnistinë për 3 mijë persona mes tyre boksieri I njohur Muhamed Ali Klei. Boksier Klei në vitin 1967 për shkak të mospjesëmarrjes në Vientam është dënuar me 5 vjet heqje liri dhe në vitin 1971 ai është çliruar nga zbatimi i verdiktit kundër tij pasi dosja është mbyllur. Revan Toil, avokat i familjes Klei ka thënë se nuk është e nevojshme amnistia. Gjykata e lartë në Amerikë në vitin 1971 anuloi vendimin për dënimin e Muhamed Ali Klei. Për këtë nuk është e nevojshme amnistia për atë. Muhamed Klei është një prej boksierëve më të mëdhenj për peshat e rënda dhe ai është një prej figurave më të diskutuara për shkak të aktiviteteve të tij sociale dhe politike si brenda ashtu edhe jashtë ringut. Keli ka refuzuar të marrë pjesë në luftën e Vietnamit për shkak të bindjeve të tij fetare.

Advertisements