Breaking News

Dita e Kodsit në Iran organizohet njëkohësisht në 900 qytete

Sot në ditën e 23-të të muajit të bekuar të Ramazanit, në 900 qytete të Iranit organizohet njëkohësisht Dita Botërore e Kodsit ku myslimanët dhe liridashësit e botës shprehin mbështetjen  për Palestinën dhe kundërshtojnë krimet e regjimit sionist.

Marshi madhështor I Ditës së Kodsit ka nisur në orën 10:40 sipas orës lokalë ndërkohë që për transmetimin e tij janë angazhuar 1300 fotografë dhe gazetarë vendas e të huaj. Marshi i Ditës së Kodsit është hapur me fjalimin e mbajtur nga Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit. Slogani i sivjetshëm i Ditës Botërore të Kodsit është “ Dita e Kodsit, fitore e frontit të rezistencës, disfatë e komplotit amerikano-sionist dhe vullneti i popullit palestinez për kthim”. Ramazan Sharif kreu i shtabit organizativ të Ditës së Kodsit ka thënë se marshi i sivjetshëm organizohet në kohën kur komploti me terroristët e ISIS të krijuar nga Amerika, regjimi sionist dhe mbështetësit e tyre rajonalë ka dështuar dhe janë krijuar kushte të reja për mbështetjen ndaj popullit palestinez. Ditën e hënë Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik ka thënë se Dita e Kodsit nuk është vetëm për shprehjen e mbështetjes për popullin palestinez por është simbol i përballjes me hegjemonizmin dhe arrogancën botërore dhe shtoi se me ndihmën hyjnore dhe me pjesëmarrjen masive të popullit në ditën e Kodsit, marshi i kësaj dite do të organizohet më i fuqishëm dhe më me vendosmëri se kurdoherë tjetër.

Advertisements