Breaking News

Pse dështoi misioni i Netanjahut në Europë? Shpjegon ish-oficeri i CIA-s

Udhëheqësit europianë do të përfitonin në mënyrë të konsiderueshme nëse kundërshtojnë sanksionet anti-iraniane të  Uashingtonit, të ri-imponuara pas tërheqjes së Donald Trump nga marrëveshja bërthamore e Iranit, tha ish-oficeri i CIA-s Philip Giraldi, duke komentuar turneun e fundit evropian të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po përpiqet të bindë udhëheqësit evropianë që t’i kthejnë shpinën marrëveshjes bërthamore të Iranit. Philip Giraldi, një ish oficer i CIA-s dhe një oficer i inteligjencës i Ushtrisë së SHBA, përshkruan tre arsye pse misioni i Netanjahut që nga fillimi ishte i dënuar të dështojë. “Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është në Europë për një nga ofensivat e tij të rregullta anti-iraniane, duke kërkuar që të bindë krerët e shteteve evropiane se Irani përbën një kërcënim jo vetëm për Lindjen e Mesme, por edhe për Europën dhe botën për shkak të zhvillimit të raketave balistike dhe për shkak se ka një program të fshehtë të armëve bërthamore, “tha Giraldi për median ruse Sputnik, duke theksuar se, nga ana e tij, Izraeli ka si raketa balistike, ashtu dhe armë bërthamore. Ndërsa arsenali bërthamor i Izraelit thuhet se numëron rreth 200 armë nukleare, Tel Avivi mbetet “një kundërshtar i Traktatit të Kombeve të Bashkuara për Çarmatimin Bërthamor, anëtar i të cilit është Irani”, theksoi ai. Sipas Giraldit, ofensiva anti-iraniane e Netanjahut në Europë do të jetë e pasuksesshme për disa arsye. “Së pari është masakra e fundit e Gazës e kryer nga ushtria izraelite, e cila ka helmuar mendimin e evropianëve për Izraelin “, tha ish-zyrtari i inteligjencës amerikane. “Qeveritë e tyre nuk do të jenë të prirur për t’u bashkuar me Netanjahun për çdo çështje.” “Së dyti, nëse Europa vepron me guxim në kundërshtim me sanksionet e mundshme të SHBA, do të nxjerrë përfitime të konsiderueshme në marrëveshjet e tregtisë dhe biznesit me Iranin. Dhe, së treti, pretendimet e Netanjahut kundër Iranit nuk kanë lidhje me realitetin”, thotë Giraldi. “Irani nuk është as një kërcënim serioz për fqinjët e vet, nuk ka program bërthamor dhe raketat e tij balistike që ende janë në zhvillim, janë të dizajnuara për mbrojtje dhe reagim rajonal, jo për veprime sulmuese. Përkundrazi, është Izraeli që kërcënon Iranin dhe jo anasjelltas , dhe evropianët e kuptojnë atë shumë qartë, “përfundoi veterani i CIA-s.

 

Advertisements