Breaking News

Kadri Veseli sapo dha një lajm të madh

Kryeparlamentari Kadri Veseli pritet që të këtë të enjte të niset së bashku me një delegacion të Kuvendit të Kosovës drejt këtyre dy vendëve, Austrisë dhe Francës, për të lobuar për liberalizimin e vizave për Kosovën

Veseli nuk do të jetë vetëm përgjatë këtyre ditëve, së bashku më të kanë vendosur të jenë edhe të gjitha përfaqësuesit të grupeve parlamentare ku do të kërkojnë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës vetëm pak javë para se të publikohet rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan gazetametro.net.

Megjithatë, tani kur jemi vetëm dy ditë para se delegacioni i Kosovës të udhëtojë drejt Austrisë, pritet që që nga ky lobim të ketë rezultate pozitive edhe për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare përveç liberalizimit të vizave Kosovës.

Veseli dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare pritet që nga këto vizita të ketë rezultate pozitive për Kosovën, pasi sipas tyre kushtet për liberalizimin e vizave deri tani janë plotësuar nga Kosova, sidomos pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Veseli ditë më parë qëndroi në Shqipëri, ku ishte i ftuar në Lutjet e Mëngjesit, të cilat sivjet u mbajtën në Tiranë.

Advertisements