Breaking News

BE: Shtimi i kapacitetit të pasurimit të uraniumit, nuk është shkelje e marrëveshjes bërthamore

Bashkimi Evropian po studion deklaratën e Iranit se po rrit kapacitetet për pasurimin e uraniumit, tha zëdhënësja e Shërbimit të Jashtëm të BE, duke shtuar se blloku do të ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit për sa kohë që Teherani i përmbahet zbatimit të saj.

“Ne po i studiojmë këto deklarata dhe kjo është gjithçka që mund të themi tani. Ne riafirmojmë angazhimin tonë për të përmbushur planin gjithëpërfshirës për programin bërthamor të Iranit, për aq kohë sa edhe Teherani i përmbahet këtij plani”, tha Maja Kocijancic duke shtuar se rritja e kapacitetit të pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit nuk përbën shkelje të marrëveshjes bërthamore. Organizata e Energjisë Atomike të Iranit deklaroi të martën se do të informojë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për rritjen e kapaciteteve të vendit në pasurimin e uraniumit. Megjithatë, kjo organizatë vuri në dukje se aktivitetet bërthamore të Teheranit do të mbeten brenda kuadrit të marrëveshjes bërthamore.

Advertisements