Breaking News

Që nga dita e nesërme Irani të fillojë pasurimin e uraniumit

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei mbajti të hënën një fjalim të rëndësishëm në ceremoninë për 29 vjetorin e vdekjes së Imam Khomeinit, themelues i Republikës Islamike të Iranit.

Në fjalën e tij, Lideri Suprem deklaroi se të gjitha masat e marra nga armiqtë kundër Republikës Islamike ishin rezultat i dëshpërimit dhe konfuzionit të tyre përballë rezistencës së sistemit islamik. “Presionet e armiqve kundër Republikës Islamike tregojnë se sa të dëshpëruar janë ata në përballjen me Iranin dhe nuk janë shenjë e fuqisë së tyre”, tha Ajetollah Khamenei. “Imam Khomeini (ra) kurrë nuk u ndje i dobët, as nuk tregoi dobësi përballë armiqve, por gjithnjë qëndroi kundër tyre me fuqi dhe vendosmëri”, tha Lideri Suprem i Revolucionit Islamik duke shtuar se kur përballej me komplotet e armiqve, Imam Khomeini kurrë nuk u ndikua nga ndjenjat, por bëri lëvizjet e tij përmes planeve të mirëllogaritura. Ajetollah Khamenei më tej vuri në dukje se në raport me armiqtë, Republika Islamike e Iranit u jep përparësi potencialeve dhe aftësive të vendit dhe të popullit dhe nuk ka absolutisht aspak besim tek armiku. “Ne jemi të vetëdijshëm për komplotin e armikut dhe e sqarojmë atë për njerëzit”, tha Lideri Suprem, duke përmendur presionet ekonomike, psikologjike dhe praktike si tre komponentë kryesorë të komplotit të armikut kundër kombit iranian. “Qëllimi kryesor që ata ndjekin përmes presionit ekonomik dhe sanksioneve nuk është thjesht të ushtrojnë presion mbi qeverinë iraniane, por ta bëjnë kombin iranian të pakënaqur me sistemin islamik”, tha Ajetollah Khamenei, duke shtuar se me ndihmën e Zotit dhe nëpërmjet përpjekjeve të bëra nga zyrtarët dhe populli, armiku kurrë nuk do ta arrijë këtë qëllim. Duke theksuar se populli dhe qeveria iraniane nuk mund të pranojnë që edhe të sanksionohen, edhe të vendosen nën “kufizimet bërthamore”, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik shtoi: ” Nga ajo që dëgjojmë duket se disa qeveri evropiane presin që populli iranian të vendoset nën sanksione dhe të heqë dorë nga aktivitetet e tij bërthamore dhe njëkohësisht të vazhdojë të respektojë kufizimet në programin e tij bërthamor. U them atyre qeverive se kjo ëndërr e keqe nuk do të realizohet kurrë “. Ajetollah Khamenei urdhëroi Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit të ndërmarrë hapa të shpejtë për të bërë përgatitjet për fillimin e pasurimit të uraniumit “deri në një nivel prej 190,000 SWU për momentin në kuadrin e marrëveshjes bërthamore” dhe që nga dita e nesërme të ndërmarrë hapa të tjerë paraprakë që i  ka urdhëruar presidenti. Lideri Suprem shtoi se kur Irani kishte nevojë për uranium të pasuruar për qëllime mjekësore, armiqtë vunë të gjitha llojet e pengesave në rrugën e kombit për të parandaluar atë nga posedimi i teknologjisë bërthamore. Megjithatë, tha Ajetollah Khamenei, të rinjtë iranianë arritën të zotëronin këtë teknologji pavarësisht nga përpjekjet e armiqve. Duke iu referuar mbështetjes së Iranit për popujt e shtypur të botës, veçanërisht popullit të Palestinës, Ajetollah Khamenei theksoi se mbështetja e të shtypurve është një burim kredibiliteti për Iranin në botë dhe vendi do të vazhdojë të mbështesë kombet e shtypura dhe forcat e rezistencës në rajon dhe mbështetjen e integritetit të vendeve të rajonit.

Advertisements