Breaking News

Më shumë se gjysma e turqve gati për të votuar Erdoganin

Një sondazh i ri i i publikuar të hënën bën të ditur se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kryeson garën presidenciale para zgjedhjeve të parakohshme ndërkohë që 53 për qind e popullsisë shprehin gatishmërinë për të hedhur votat e tyre për të.

Sipas anketës së institutit studimor ORC, 53.4 përqind e turqve janë të gatshëm të mbështesin Erdogan në garën presidenciale. Muharrem Ince, kreu i Partisë Popullore Republikane të opozitës, ka përkrahjen e 23.8 përqind të të anketuarve. Meral Aksener nga Partia Iyi dhe Selahattin Demirtas nga Partia Demokratike Popullore kanë përkrahjen e respektivisht 11.5 për qind dhe 8.7 për qind të të anketuarve. Turqia do të mbajë zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe të përgjithshme më 24 qershor për të siguruar një tranzicion të shpejtë në një republikë presidenciale. Vendi ka qenë në një gjendje të jashtëzakonshme dhe ka marrë masa për të forcuar kompetencat presidenciale pas një përpjekjeje të dështuar të grushtit të shtetit në korrik 2016.

Advertisements