Breaking News

Kompania franceze Peugeot shkel marrëveshjen bërthamore

Kompania franceze Peugeot ka shpallur pezullimin e investimeve të saj në Iran.

Sipas një njoftimi të agjencisë franceze të lajmeve, kompania franceze Peugeot ditën e hënë ka njoftuar nisjen e pezullimit të investimeve të saj në Iran. Kompania në njoftimin e saj zyrtar ka thënë se duke ndjekur ligjet e Amerikës deri më 6 gusht pezullon aktivitetet e saj investuese në Iran. Për momentin e mbështetur nga qeveria franceze, kompania në fjalë është futur në bisedime me palën amerikane për tu përjashtuar nga sanksionet amerikane. Në vitin 2016 Irani nënshkroi një kontratë me kompaninë Peugeot me vlerë 400 milion euro dhe vitin e kaluar ka shitur 445 mijë makina të kësaj marke. Kompanitë evropiane janë në prag të largimit njëri pas tjetrit nga irani në kohën kur Evropa është shprehur për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore edhe pa praninë e Amerikës.

Advertisements