Breaking News

Amerika e zemëruar nga shkatërrimi i monopolit mediatik

Drejtori i Radiotelevizionit Shtetëror të Iranit (IRIB) ka dënuar sanksionet e reja të Uashingtonit ndaj disa personave dhe institucioneve iraniane, duke thënë se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të vonojnë kolapsin e tyre përfundimtar përmes imponimit të sanksioneve ndaj vendeve të tjera.

“Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga iluzioni se duke imponuar sanksione të njëpasnjëshme dhe duke rritur presionin mbi popullin iranian, mund të gjejnë një mënyrë për të ngadalësuar kolapsin e tyre, duke injoruar faktin se ky proces vetëm nxit unitetin dhe solidaritetin e kombit të madh iranian”, theksoi  z. Ali Askeri në një deklaratë të publikuar të dielën. Departamenti i Thesarit i SHBA njoftoi të mërkurën se Uashingtoni kishte vendosur sanksione ndaj disa individëve dhe organizatave iraniane, duke përfshirë shefin e IRIB, mbi “abuzimet e të drejtave të njeriut” dhe “censurën”. “Në kohën e tashme dhe në të ardhmen, Departamenti i Thesarit i SHBA do të jetë një vend ku kreditorët e panumërt nga e gjithë bota do të kërkojnë borxhin prej 21 trilionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara si qeveria më debitore në botë, edhe pse kreditorët dhe ata që kanë humbur paratë e tyre së shpejti do të duhet të vajtojnë në kufomën e këtij përbindëshi gjigand “, theksoi drejtori i përgjithshëm i IRIB. Ali Askeri i cilësoi sanksionet ndaj drejtorit të IRIB si shenjë e zemërimit të SHBA, e cila po e sheh shkatërrimin e monopolit e mediave të saj, dhe shtoi: “Vendosja e sanksioneve kundër kreut të IRIB është një shenjë se Amerika është jashtëzakonisht e zemëruar se monopoli i frontit të medias së Arrogancës botërore është shkatërruar dhe diskredituar para opinionit publik në Iran dhe në botë “. Askeri deklaroi se IRIB ishte krenar që, pavarësisht nga të gjitha presionet, nuk kishte ndalur kurrë përmbushjen e misionit të tij kryesor, për të përfaqësuar zërin e kombit iranian dhe thirrjen emancipuese të Revolucionit Islamik.

Advertisements