Breaking News

Sllovenia sot në zgjedhjet parlamentare

Sllovenët filluan sot të votojnë në zgjedhjet legjislative ku ish-kryeministri konservator, Janez Jansa shpreson të arrijë një rikthim në pushtet pasi skena politike u trondit nga një valë migratore në këtë vend të vogël të zonës euro që ndodhet në ish-“rrugën e Ballkanit”.

Rreth 1,7 milionë persona pritet të votojnë në zgjedhje proporcionale që zhvillohen pas katër vitesh qeverisje të qendrës së majtë. I mundur në vitin 2014, pasi zhvilloi fushatën që nga burgu ku po kalonte një dënim për korrupsion, Jansa, 59 vjeç, këtë herë shihet me një avantazh të lehtë nëpër sondazhe, me 25,1% të pëlqimeve sipas institutit “Ninamedia”.

Advertisements