Breaking News

Londra thekson për shtimin e pranisë ushtarake të Britanisë së Madhe në Gjirin Persik

Gavin Williamson, ministri i mbrojtjes së Britanisë së Madhe, ka njoftuar për vazhdimin e shtimit të pranisë ushtarake të Britanisë së Madhe në Gjirin Persik.

Ai duke folur për nisjen e anijeve të reja luftarake drejt këtij rajoni, tha se kjo çështje tregon investimin e gjerë të Britanisë së Madhe në këtë rajon. Programi i ri i forcave detare të Britanisë së Madhe fillon që nga viti 2019 dhe qëllimi i tij është shtimi i pranisë së këtij vendi në ujërat e rajonit të Gjirit Persik. Gavin Williamson deklaroi se Britania e Madhe në kuadër të zotimit për të ashtuquajturën “garantim i sigurisë” së Gjirit Persik dhe në kuadër të pranisë së qëndrueshme, synon të dërgojë anijen luftarake “Type 23” në rajonin e Gjirit Persik. Shtimi i pranisë ushtarake të Britanisë së Madhe në Gjirin Persik, si një rajon gjeostrategjik dhe një prej qendrave të rëndësishme të energjisë në botë, bëhet duke marrë parasysh politikën e Londrës për t’u kthyer në rajon. Kthesa e kësaj politike është marrëveshja e Britanisë së Madhe dhe Bahrejnit për ndërtimin dhe vendosjen në operim të një baze detare në këtë vend ishull të rajonit të Gjirit Persik. Kjo bazë ushtarake e përhershme e cila në prill të vitit 2018 u hap në portin Selman të Bahrejnit, është quajtur “Naval Support Facility”. Me vendosjen në operim të kësaj baze ushtarake, për herë të parë që nga koha e largimit të forcave britaneze në dekadën e shtatë të shekullit të kaluar nga Gjiri Persik, përsëri forcat detare britaneze do të kenë prani të përhershme në Gjirin Persik. Qëllimi i krijimit të bazës detare të përhershme të Britanisë së Madhe në Bahrejn, është kthimi i Londrës në strategjinë e saj të mëparshme do të thotë “prania në lindje të Suezit”. Philip Hammond, ministri i financave të Britanisë së Madhe, më parë kishte deklaruar se qëllimi i krijimit të bazës detare të përhershme të Britanisë së Madhe në Bahrejn, është kthimi i strategjisë “Lindja e Suezit” në kuadër të një strategjie më të madhe. Me kthimin e strategjisë ushtarake të Amerikës drejt rajonit “Indo-Pacifik”, Britania e Madhe aktualisht përkrah disa partnerëve të saj evropian synon të marrë një rol më të madh në fushën e ruajtjes së interesave të Perëndimit dhe aleatëve të tij arabë në Gjirin Persik në mënyrë të veçantë dhe në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore në mënyrë të përgjithshëm. Forcat detare të Britanisë së Madhe synon që në një të ardhme të afërt të dislokojë një gjeneratë të re të anijeve luftarake duke përfshirë edhe aeroplanmbajtësen e re dhe anijet luftarake “Type 23” në Gjirin Persik, çështje kjo e cila me padyshim se nuk do të jetë në favor të paqes dhe stabilitetit në këtë rajon të ndjeshëm. Ky veprim i qeverisë angleze konsiderohen një veprim destabilizues për rajonin e Gjirit Persik. Kjo është në kohën kur Londra shumë herë ka akuzuar Iranin për krijimin e rivalitetit të armatimeve në këtë rajon, mirëpo tani vet ajo me krijimin e kësaj baze detare, po shtonë praninë e vet ushtarake në rajon duke dërguar anije luftarake.

Advertisements