Breaking News

Kosova do të respektojë rekomandimet e BE-së për çështjen e hapjes së kufijve me Shqipërinë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi, dhe ambasadori i Shtetit të Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, vizituan të shtunën pikat kufitare ndërmjet dy shteteve.

Se gjendja do të jetë nën kontroll, morën zotimin e policisë kufitare në pikëkalimin në Morinë. Gashi tha se po i shikojnë mundësitë që të krijojnë sa më shumë lehtësira, përmes patrullimeve të përbashkëta dhe shtimin e pikave kontrolluese. Lidhur me rezolutën e miratuar në kuvendin e Kosovës për hapjen e tërësishme të kontrollit në tri pika kufitare me Shqipërinë, Gashi tha se do të shikojnë mundësitë për zbatim, duke pasur parasysh edhe obligimet ndërkombëtare. Ngjashëm u shpreh edhe ambasadori Minxhozi, që gjithashtu foli për rritjen e shkëmbimit të mallrave ndërmjet dy shteteve . Paraprakisht, Minxhozi e Gashi qëndruan edhe në pikën e sapohapur në Shishtavec të Dragashit, pikë e cila synohet të ndërkombëtarizohet.

Advertisements