Breaking News

Delegacioni ndërkombëtar thekson paaftësinë e Arabisë Saudite në administrimin e vendeve të shenjta

Delegacioni ndërkombëtar për mbikëqyrjen e administrimit të Arabisë Saudite mbi të dy vendet e shenjta, ka kritikuar shtimin e shpenzimeve për ceremoninë e Haxhit dhe ka deklaruar se Arabia Saudite ka dështuar në administrimin e mirë të dy vendeve të shenjta.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se delegacioni mbikëqyrës mbi mënyrën e administrimit të Arabisë Saudite mbi vendet e shenjta, ka kritikuar rritjen e çmimit të vizave, rritjen e shpenzimeve të transportit dhe vendosjen e taksave të rënda mbi ceremoninë e Haxhit nga ana e qeverisë së Arabisë Saudite, ndërsa përsëri ka theksuar pjesëmarrjen e institucioneve dhe organizatave islamike në administrimin e çështjeve të Haxhit. Ky delegacion ndërkombëtar ka theksuar: “Al Saud pa marrë parasysh drejtësinë mes myslimanëve, obligimin e Haxhit e ka shndërruar në një rast ekonomik dhe në një burim për të fituar të ardhura. Riadi me veprimet e tij në mënyrë të qëllimshme i ka ndarë myslimanët në të pasur dhe të varfër, në myslimanë të zakonshëm, në princa dhe në shtetas të vendeve të tjera, ndërkohë që një prej qëllimeve të obligimeve të Haxhit është barazia mes myslimanëve”. Ky delegacion ndërkombëtar ka kërkuar pjesëmarrjen e qeverive dhe institucioneve islame të botës për administrimin e çështjeve përkatëse me vendet e shenjta në Arabinë Saudite dhe ka akuzuar Riadin për shfrytëzimin e Haxhit për qëllime politike dhe për mohimin e të drejtave ligjore për myslimanët që shkojnë në haxhin e Umres.

Advertisements