Breaking News

Sulmi izraelit ndaj Sirisë me avionët më të rrezikshëm në botë

Zyrtarët ushtarakë izraelitë kanë njoftuar se ata kanë përdorur avionët F-35 për herë të parë në një operacion luftarak në botë.

Avionët F-35 janë prodhuar nga kompania Lockheed Martin dhe konsiderohet ndër avionët më të avancuar dhe më të rrezikshëm ushtarakë në botë. “Këto avionë janë funksionalë dhe do të marrin pjesë në misione ushtarake … Ne i përdorëm këto avionë dy herë gjatë sulmeve tona në Lindjen e Mesme dhe kjo është hera e parë që avionë të tillë janë përdorur në botë”, tha Eichem Nerkin, komandant i Forcave ajrore izraelite. Detajet rreth operacioneve ushtarake të këtyre avionëve nuk publikohen, por Izraeli ka kryer disa operacione ajrore në Siri dhe Gaza disa kohë më parë dhe duket se në Siri ka përdorur avionët F-35. Vitet e fundit, avionët izraelitë kanë shënjestruar dhe bombarduar me dhjetëra godina në Siri. Izraeli, i cili ka ushtrinë më të fuqishme në rajonin e Lindjes së Mesme, në vitin 2010 nënshkroi një kontratë për blerjen e 50 avionëve luftarakë F-35 nga Amerika dhe grupin i parë i kësaj porosie u dorëzua deri në fund të vitit 2016.

Advertisements