Breaking News

Le Monde: Arabia Saudite do të ndërmarrë aksion ushtarak kundër Katarit në rast se Doha merr sistemin S-400

Gazeta franceze Le Monde të premten shkroi se mbreti saudit Selman bin Abdulaziz kishte paralajmëruar presidentin francez, Emmanuel Macron, se nëse Katari posedon sistemin e mbrojtjes raketore S-400, ai do të ndërmerrte masa ushtarake kundër këtij vendi.

Ambasadori i Katarit në Moskë në janar 2018 njoftoi se Doha po planifikon të blejë sistemin rus të raketave S-400. Fahad bin Muhamed al-Attiyah tha se bisedimet po zhvillohen në fazat e avancuara për të blerë këtë sistem raketash. Mbreti Selman tha se dërgimi i sistemit S-400 në Katar do të kërcënonte interesat e sigurisë saudite dhe për këtë i ka kërkuar Francës të ushtronte presion mbi Dohan për të parandaluar blerjen e sistemit. Arabia Saudite dhe aleatët e saj (Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni) pezulluan marrëdhëniet diplomatike me Katarin më 5 qershor 2017 për shkak të mungesës së konvergjencës së Katarit me rrjedhën arabe të Riadit dhe për këtë vendosën sanksioneve ndaj këtij vendi. Më 23 qershor, katër vendet dorëzuan një listë me 13 kërkesa për Katar, duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Dohan është i kushtëzuar nga zbatimi i të gjitha këtyre kërkesave. Zyrtarët e Katarit kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se çdo përpjekje për të ushtruar presione ose ndërhyrje në çështjet e Katarit është e papranueshme, me këmbënguljen se kërkesat e Arabisë Saudite dhe e  aleatëve të saj nga Katari duhet të jenë realiste dhe të zbatueshme.

Advertisements