Breaking News

Irani, fuqi pa konkurrent në rajon në fushën e raketave ajrore

Këshilltari i komandantit të përgjithshëm të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se Irani nga aspekti i forcave detare, tokësore, raketore dhe ajrore, është një prej fuqive pa konkurrent të rajonit.

Gjeneral Nasrullah Fat’hijan të enjten në një takim të zhvilluar në Esfahan, deklaroi se zhvillimi dhe progresi i Iranit në fusha të ndryshme teknologjike, është një prej arsyeve të komploteve të armiqve të Iranit dhe sektori i kapaciteteve mbrojtëse të Iranit gjithnjë ka qenë një prej objektivave të armiqësisë së Amerikës dhe perëndimit. Gjithashtu, ndikimi i madh rajonal i Republikës Islamike të Iranit është një prej arsyeve të zemërimit të Donald Trump, presidentit të Amerikës. Republika Islamike e Iranit gjithnjë ka theksuar se kapaciteti i mbrojtjes, i raketave dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse të Iranit, janë vendore dhe janë faktor parandalues përball sulmeve të mundshme të armiqve dhe kurrë nuk do të dorëzohet përball presioneve të armikut për të hequr dorë nga kapaciteti mbrojtës dhe raketor i vet, por gjithnjë do ta forcojë edhe më tepër këtë kapacitet.

Advertisements