Breaking News

Problemi i Amerikës me Iranin është qëndresa e kombit iranian përballë hegjemonistëve

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka thënë se problemi kryesor që Amerika ka me Iranin është qëndresa e kombit iranian përballë arrogancës dhe hegjemonizmit dhe shtoi se amerikanët dhe aleatët e tyre duan të krijojnë grupe terroriste në Azinë perëndimore për të dëmtuar dhe rrezikuar sigurinë e Iranit.

Ali Larixhani, duke përmendur veprimet e disa vendeve të rajonit që i janë nënshtruar Amerikës ka thënë: për Iranin është krenari që bën qëndresë përballë diktatorëve ndërkombëtarë amerikanë. Kryetari i parlamentit islamik të Iranit rikujtoi afrimin e  Ditës së Kodsit dhe tha: Imam Khomeini (ra) në krye të lëvizjes në përballje me Izraelin ishte i mendimit se ky regjim është një gjëndër kanceroze që ka trazuar rajonin dhe sot të gjithë e kanë kuptuar qartë rolin destruktiv të regjimit sionist në rajon. E premtja e fundit e muajit të bekuar të Ramazanit, me iniciativë të imam Khomeinit (ra) është emëruar Dita e Kodsit për të shprehur mbështetjen ndaj Kodsit dhe Palestinës.

Advertisements