Breaking News

Kina paralajmëron Amerikën mbi ndërhyrjet në punët e brendshme të Hong Kongut

Ministria e jashtme e Kinës ka paralajmëruar Amerikën mbi ndërhyrjet në punët e brendshme të Hong Kongut.

Huan Chun Ying zëdhënës i ministrisë së jashtme të Kinës ka thënë deklaratat e fundit të autoriteteve amerikane mbi Hong Kongun janë ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të Kinës. Ajo çka po ndodh në Kong Kong janë çështje e brendshme e Kinës dhe nuk i përket asnjë vendi tjetër, tha në fjalën e tij zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës. Kohët e fundit tensionet mes Amerikës dhe Kinës së bashku me Evropën janë shtuar shumë për shkak të tarifave doganore që Amerika  vendosur ndaj importit të çelikut dhe aluminit. Kina është përgjigjur me të njëjtën monedhë dhe ka shtuar tarifat e saj doganore ndaj mallrave amerikane që futen në Kinë. Mesa duket të njëjtën metodë po ndjek edhe Evropa e cila është shprehur e vendosur për të vepruar bashkërisht kundër Amerikës. Administrata Trump raportohet se planifikon të vendosë tarifa importi mbi hekurin dhe aluminin evropian, pasi nuk është e kënaqur nga përpjekjet e saj për të fituar lëshime tregtare mbi çështjen. Një njoftim për mos përjashtimin më gjatë të BE nga tarifat globale prej 25 për qindësh për hekurin e importuar dhe 10 për qindësh për aluminin, do të publikohet gjatë ditës, shkruan “Wall Street Journal”. Lëvizja, do të shoqërohet me siguri nga kundërveprime të rregullatorëve tregtarë të Bashkimit Evropian që kanë thënë se do të vënë në shënjestër produktet amerikane si motoçikletat, xhinset dhe burbonin nëse tarifat shtesë amerikane do të jetësohen. Sinjale për një çarje në thellim e sipër mes SHBA dhe Europës, në lidhje me tregtinë u panë edhe të mërkurën, kur sekretari amerikan i tregtisë, Uilbur Ross, veçoi dukshëm negociatat me BE-në nga ato me kinën, duke thënë në Paris se Europa po i përdor tarifat si justifikim për të refuzuar negociatat tregtare. “Kina po paguan tarifat e saj”, tha Ross, “Kina nuk e ka shfrytëzuar këtë si justifikim për të mos negociuar. Është vetëm BE ajo që insiston se nuk mund të negociojmë nëse ka tarifa”. Komentet e Ross u bënë pas kritikave të BE për tarifat e importit që administrata Trump ia vendosi dhjetëra partnerëve tregtarë, në mars. Të martën, Shtëpia e bardhë, shtoi 50 miliardë dollarë tarifa të reja, pavarësisht se i tha Kinës që mosmarrëveshja tregtare ishte pezull për sa kohë që negociatat do të vazhdonin. Negociatorët evropianë kanë thënë se janë të hapur për diskutime, por nuk do të negociojnë nën kërcënim.  Lëvizja e fundit e Donald Trump ka shkaktuar irritim masiv mes aleatëve, të cilët janë zotuar gjithashtu se do të hakmerren, teksa i kanë quajtur këto tarifa “thjesht dhe pastër, proteksioniste”. Britania e Madhe ishte e para që reagoi, duke shprehur “zhgënjim të thellë” nga vendimi i Amerikës, që erdhi pas disa javë negociatash. Ndërkohë, Komisionerja europiane për Tregtinë, Cecilia Malmstrom tha se, kjo e sotmja ishte një “ditë e keqe për tregtinë globale”, ndërsa presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker e konsideroi lëvizjen “tërësisht të papranueshme”. BE-së nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër, veçse ta dërgojë çështjen në Organizatën Botërore të Tregtisë, e të vendosë tarifa ndaj importeve amerikane, shtoi ai. Europa ka hartuar më herët një listë produktesh që do të goditeshin nga tarifat e importit, nëse Amerika vijonte me misionin e saj. Edhe Gjermania e quan të paligjshëm vendimin, teksa ministri i Jashtëm Heiko Maas tha se “përgjigjja jonë ndaj sloganit ‘Amerika e para’ duhet dhe do të jetë ‘Europa e bashkuar’”. “Ne nuk mund ta kuptojmë vendimin e SHBA-ve për të vendosur tarifat ndëshkuese ndaj BE-së. BE-ja, gjithsesi është e përgatitur të reagojë në mënyrë proporcionale, me kundërmasat e nevojshme”, shtoi ai. Ishte pikërisht Sekretari amerikan i Tregtisë, Uilbur Ross, ai që u komunikoi reporterëve vendimin. “Duam t’u qëndrojmë negociatave që vijojnë prej kohësh, si me Kanadanë e Meksikën nga njëri krah, ashtu dhe me Komisionin Europian, nga ana tjetër. Kjo, sepse kemi edhe çështje të tjera që duhet t’i zgjidhim”, tha Ross, që gjithsesi nuk dha ndonjë detaj se çfarë duhet të bëjnë aleatët, në mënyrë që t’iu hiqen këto tarifa.

Advertisements