Breaking News

BE do t’u përgjigjet me grusht të hekurt tarifave amerikane

Gjermania dhe Franca kanë thënë se do të përgjigjen “në mënyrë të vendosur”, nëse SHBA vendosin tarifa për çelikun dhe aluminin evropian.

Ministri francez i ekonomisë, Bruno Le Maire, tha se, si aleatë të vjetër të SHBA, BE nuk i meriton këto veprime nga SHBA. Vendimi ynë do të varet nga vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump, ndoshta deri nesër gjatë ditës”, shtoi ai duke folur në forumin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në Paris. Ndërkohë, ministri gjerman i ekonomisë Peter Altmaier tha se plani i Trump do të fillojë një “luftë tregtare”, të cilës BE do t’i përgjigjet me grusht të  hekurt. “Evropa është e bashkuar dhe e vendosur, ne kemi punuar në mënyrë jashtëzakonisht intensive në javët e fundit për të shmangur rritjen e tarifave, por jemi gjithashtu të përgatitur të reagojmë”, tha ai. Vendet e BE kanë paralajmëruar se mund të vendosin tarifat e tyre ndëshkuese për mallrat e prodhuara nga SHBA. Këto tarifa do të ndikojnë në eksportet e SHBA me vlerë 2.8 miliardë euro, ndërsa eksportet metalike të BE-së në Shtetet e Bashkuara, të cilat mund të preken nga tarifat e reja, vlejnë 6.4 miliardë euro.

Advertisements