Breaking News

Ministri I jashtëm I Francës diskuton me sekretarin amerikan të shtetit rreth Iranit

Ministri i jashtëm i Francës dhe sekretari amerikan i shtetit ditën e mërkurë kanë diskutuar mbi aktivitetet rajonale të Iranit.

Zëdhënësi i DASH ka folur mbi bisedën telefonike të Jean Ive Le Drian ministër i jashtëm i Francës dhe Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit të cilët kanë diskutuar mbi veprimet rajonale të Iranit. DASH nuk ka dhënë më shumë informacione të detajuara mbi këtë bisedë telefonike. Më herët sekretari amerikani i shtetit në një deklaratë të mbushur me akuza kundër Iranit ka shpallur strategjinë e re të Shtëpisë së Bardhë kundër Iranit pas daljes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.

Advertisements