Breaking News

Asad: Epiteti ‘kafshë’ i përket Trumpit

Presidenti sirian ka thënë se epiteti “kafshë” që Donald Trump e përdori ndaj tij, është personifikim i vetë presidentit amerikan.

“Ky epitet i përket Trumpit dhe mendoj se ka një parim të mirënjohur, se ajo që ju thoni është ajo që jeni”, tha Presidenti sirian Bashar Asad gjatë një interviste për RT që do të transmetohet të enjten. Asad ishte duke iu referuar një postimi në muajin prill nga Presidenti amerikan Donald Trump, në të cilin ai fajësoi presidentin rus Vladimir Putin dhe Iranin për sulmin e dyshuar kimik pranë kryeqytetit Damask. “Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës për përkrahjen e kafshës Asad “, shkroi Trump në llogarinë e tij në Tweeter. Gjatë intervistës Asad u pyet nëse ai kishte një pseudonim për presidentin e SHBA, dhe u përgjigj: “Kjo nuk është gjuha ime, kështu që nuk mund të përdor një gjuhë të ngjashme, kjo është gjuha e tij, e përfaqëson atë dhe mendoj se ekziston një parim shumë i njohur, se ajo që thua është ajo që je. Gjithsesi, nuk ka lëvizur asgjë, dhe ky lloj gjuhe nuk duhet të lëvizë asgjë për askënd “, tha ai. ” Ajo që thonë njerëzit që ju i besoni, njerëz që janë me nivel të  lartë, njerëz të cilët janë mendimtarë, njerëz me moral dhe etikë, kjo është ajo që duhet të lëvizë ndonjë gjë brenda jush, qoftë pozitive apo negative. Një njeri si Trump nuk lëviz asgjë për mua, “shtoi Presidenti sirian.

Advertisements