Breaking News

Wolfgang Schuessel: Evropa, Rusia dhe Kina t’i përgjigjen daljes së SHBA nga marrëveshja bërthamore

Evropa, Rusia dhe Kina duhet të reagojnë kundër tërheqjes së njëanshme të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe të mbrojnë normat ligjore ndërkombëtare duke sfiduar vendimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në Organizatën Botërore të Tregtisë, deklaroi ish Kancelari Federal i Austrisë, Wolfgang Schuessel.

Ish-kancelari austriak, në një intervistë me mediat austriake theksoi se marrëveshja bërthamore e Iranit ishte një marrëveshje shumëpalëshe obligative dhe tërheqja e Uashingtonit përbën një shkelje të normave ndërkombëtare.”Nëse ne ngrihemi të gjithë, kjo do të ketë efekte në politikën amerikane, sepse Amerika nuk është Trump. Atje janë edhe Senati, Kongresi, opinioni publik, organizatat joqeveritare, shoqëria civile, tregjet financiare,” theksoi Schuessel. Ai vuri në dukje se akti i imponimit të sanksioneve jashtë territoriale të Shteteve të Bashkuara ndaj kompanive apo vendeve që bashkëpunojnë me Iranin është shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Advertisements