Breaking News

Ish kancelari i Austrisë: Evropa Rusia dhe Kina duhet të përballen me Amerikën

Ish kancelari i Austrisë Wofgang Schussel, pasi vuri në dukje se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje shumëpalëshe dhe obliguese, ka thënë se Evropa, Rusia dhe Kina duhet të përballen me Amerikën dhe veprimet e saj pas daljes nga marrëveshja bërthamore.

Më herët edhe kancelari austriak ka komentuar marrëdhëniet e BE me SHBA dhe Rusinë, si dhe krizat në Siri dhe Ukrainë. SHBA është bërë “gjithnjë e më e pabesueshme për ne”, tha kancelari austriak në një intervistë me Financial Times. “Gjëja më e rëndësishme është se Evropa duhet të mbetet e bashkuar,” shtoi Sebastian Kurz.  Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.

Advertisements