Breaking News

BE: Të pezullohen zyrtarët e korruptuar kosovarë

Dispozita ligjore për pezullimin dhe largimin e zyrtarëve publikë, të akuzuar dhe të dënuar për korrupsion është njëra ndër rekomandimet e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë listuan gjetjet në Raportin e Progresit që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Shefja e Zyrës së BE, Nataliya Apostolova përmendi progresin e Kosovës në këtë fushë, por që sipas saj kërkon përmirësime. “Ajo që mbetet për t’u bërë në fushën legjislative është miratimi i shpejtë i dispozitave në lidhje me pezullimin dhe heqjen e zyrtarëve publikë, përkatësisht të paditur dhe të dënuar për korrupsion. Dispozitat ligjore të nevojshme për ata që janë dënuar, janë futur në Kodin e ri Penal… Kam mësuar gjithashtu se dispozitat përkatëse ligjore për pezullimin e zyrtarëve publikë nën hetim do të futen në Kodin e ri të Procedurës Penale, i cili aktualisht është duke u rihartuar. Ne mezi presim të shohim miratimin me shpejtësi të të dy kodeve nga Kuvendi i Kosovës”, tha Apostolova.

Advertisements