Breaking News

OKB kritikon sjelljen e qeverisë franceze kundrejt myslimanëve

OKB ka kritikuar Francën për mënyrën e sjelljes ndaj myslimanëve, përballjen me terrorizmin dhe pasojat e veprimeve të saj në liritë personale.

Në një raport 9 faqesh të ekspertëve të OKB, Franca është kritikuar për shkak të kompetencave që u ka dhënë organeve administrative dhe për shkak të islamofobisë së përhapur në shoqëri. Nga qeveria franceze është kërkuar që të shtojë lidhjet e saj me myslimanët pasi kjo pjesë e shoqërisë është bërë viktimë e mendimit që myslimanët i krahason të njëjtë me terroristët. Kritikat e OKB ndaj mënyrës së sjelljes së qeverisë franceze me myslimanët e këtij vendi tregojnë faktin se Parisi me pretekstin e luftës kundër terrorizmit ka vendosur kufizime ndaj myslimanëve dhe ndaj tyre sillet në mënyrë çnjerëzore. Ndërkohë autoritete të tjera evropiane si Angela Merkel kancelare e Gjermanisë, barazimin e myslimanëve me terroristët ose krahasimin e islamit me terrorizmin e ka cilësuar pikëpamje dhe qëndrim të gabuar. Edhe pse autoritetet e Francës dhe funksionarët francezë nuk kanë bërë drejtpërsëdrejti barazimin e islamit me terrorizmit mirëpo mënyra e sjelljes së tyre tregon se pikëpamja e tyre kundrejt myslimanëve është ajo se myslimanët dyshohen si terroristë. Islamofobia në vendet evropiane dhe kryesisht në Francë është përhapur në një kohë kur vetëm një numër i vogël myslimanësh janë radikalë dhe pjesa më e madhe e tyre janë kundër akteve terroriste dhe kanë dënuar veprimet e dhunshme të këtyre radikalëve. Veprimet dhe masat e marra për të vendosur kufizime ndaj myslimanëve në Francë dhe në vendet e tjera evropiane, masa që janë marrë me pretekstin e luftës kundër terrorizmit, ngjasojnë me mesat e ndëshkimit masiv të myslimanëve gjë e cila bie ndesh me drejtësinë, lirinë dhe është diskriminim. Nga ana tjetër qeveria franceze nuk duhet të harrojë rolin e saj në përhapjen e terrorizmit radikal në Lindjen e Mesme. Frederik Poison ekspert i çështjeve të lindjes së mesme është i mendimit se Franca përkrah Amerikës është përgjegjëse për shfaqjen e grupit terrorist ISIS. Evropianët përkrah Amerikës dhe aleatëve të saj arab në rajon, kanë luajtur rol të rëndësishëm në krijimin dhe forcimin e grupeve terroriste si grupi terrorist ISIS. Rezultati i veprimeve të perëndimorëve mes tyre Francës është bërë shkak që ata terroristë të cilët i dërguan në Lindjen e Mesme tashmë pasi janë kthyer në vendet e tyre, të kryejnë akte terroriste si në Evropë ashtu edhe në Amerikë. Sot autoritetet e sigurisë në Francë po flasin gjithnjë e më shumë për rrezikun e grupit terrorist ISIS dhe kjo nënkupton se niveli i sigurisë në këtë vend është ulur. Sigurisht se fajtori kryesor për këtë gjendje është qeveria franceze dhe jo myslimanët që banojnë në Francë. Diskriminimi që qeveria franceze u bën myslimanëve, është shkelje e hapur e të drejtave të njeriut.

Advertisements