Breaking News

Turqia do të zëvendësojë avionët F-35 me Sukhoi-57?

Turqia ka të ngjarë të zgjedhë të blejë avionë luftarakë rusë Sukhoi Su-57 në vend të avionëve luftarakë të SHBA F-35, nëse Uashingtoni pezullon dërgimin e këtyre të fundit në përgjigje të blerjes së sistemeve anti-raketore ruse S-400 nga Ankaraja.

Sipas një raporti të botuar në gazetën ditore turke Yeni Şafak, kostoja e një avioni Su-57, i cili është duke u zhvilluar për superioritetin e ajrit dhe operacionet sulmuese, është pothuajse gjysma e kostos së një avioni F-35. Raporti shton se avioni luftarak rus i gjeneratës së pestë mund t’u përgjigjet nevojave kombëtare të Turqisë shumë më tepër se avioni F-35, pasi ky i fundit duhet të jetë i pajisur plotësisht me softuerin turk, municionet, radarët dhe avionikët turq përpara se të përdoret në Forcën Ajrore Turke. Marrëdhëniet e Ankarasë me aleatët e saj perëndimorë në NATO janë tensionuar për një varg çështjesh. Erdogan ka kritikuar Uashingtonin për mbështetjen e grupeve kurde në Siri që thotë se janë përgjegjës për sulme terroriste brenda Turqisë. Udhëheqësi turk ka kritikuar gjithashtu zyrtarët amerikanë për refuzimin e kërkesave të tij për dorëzimin e Fethullah Gulen, një figurë e fuqishme e opozitës që jeton në SHBA.

Advertisements