Breaking News

Kotzias e Dimitrov kanë arritur pajtim për një zgjidhje të mundshme të çështjes së emrit

Raportohet se ministrat për Punë të Jashtme, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov kanë arritur një pajtim për një zgjidhje të mundshme të çështjes së emrit.

Në takimin e mbajtur në Bruksel, ku Këshilli i BE-së, (KiE) sot do të diskutohet rreth çështjes së emrit të Maqedonisë, është arritur deri te ky çast i shumëpritur, bën të ditur korrespondenti i agjencisë AIM.

Mediat greke raportojnë se biseda telefonike ka patur edhe ndërmjet kryeministrave Alexis Tsipras e Zoran Zaev, që mund të pasojë me telefonata tjera, apo edhe me një takim të ri të të dy kryeministrave./Telegrafi/

Advertisements