Breaking News

Aktivisti saudit: Princi bin Salman është plagosur

Një aktivist saudit ka zbuluar se Princi i Kurorës Muhamed bin Salman, i cili nuk është parë në publik gjatë javëve të fundit, u qëllua dhe u plagos në një shkëmbim zjarri jashtë pallatit mbretëror në kryeqytetin Riad në fund të muajit të kaluar.

Muhamed al-Mas’ari, sekretari i përgjithshëm i Partisë Rilindja Islamike, duke cituar burime të besueshme, tha në një intervistë të kohëve të fundit me rrjetin al-Mayadeen të Libanit se princi  bin Salman u godit nga plumbat gjatë sulmit të 21 prillit. Ai tha se lajmi i plagosjes së bin Salman u zbulua nga burimet brenda familjes mbretërore para se të qarkullonte gjerësisht në faqet e rrjeteve sociale si Twitter. Në këtë intervistë, al-Mas’ari tha se princi i kurorës tani ka në plan të paraqitet para mediave për të mohuar raportet e një grushti shteti. Asnjë foto ose video e re e bin Salman nuk nuk është publikuar nga mediat shtetërore saudite . Bin Salman nuk u pa as kur sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi vizitën e tij të parë në Riad në fund të prillit. Zhdukja e gjatë ka ngritur spekulime për fatin e princit të kurorës së Arabisë Saudite.

Advertisements