Breaking News

Katari ndalon shitblerjen e produkteve të Arabisë Saudite, EBA, Bahrejnit

Ministria e ekonomisë dhe tregtisë së Katarit të shtunën ka shpallur të ndaluar deponimin, blerjen ose shitjen e produkteve të prodhuara nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejni në qendrat tregtare të Katarit.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë së Katarit do të kryej inspektime të papritura në treg dhe do të marrë masa ndëshkuese me ata të cilët shkelin këtë ligj. Lulwah Al-Khater, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, së fundsi ka deklarues se Katari ka arritur ta shndërrojë bllokadën e imponuar nga Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipti, në një fitore për vete. Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipti që nga qershori i vitit 2017 kanë vendosur një bllokadë të ashpër kundër Katarit duke ndërprerë edhe marrëdhëniet diplomatike me Dohan për shkak se kjo e fundit nuk ka pranuar të ndjek politikat e Riadit. Këto vende kanë mbyllur edhe të gjitha kufijtë e tyre me Katarin. Një prej kushteve më të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve me Katarin është ndërprerja e marrëdhënieve të Dohas me Iranin dhe Hezbullahun, mbyllja e kanalit televiziv Al Xhazira dhe heqja e bazave ushtarake të Turqisë nga ky vend.

Advertisements