Breaking News

Cili është bilanci i protestës së opozitës në Shqipëri?

Të paktën 12 persona janë lënduar në përleshjet mes protestuesve dhe Policisë në protestën e opozitës në Tiranë.

Akuzat e opozitës për lidhjet e vëllait të ministrit Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, me trafikun e drogës, ishin shkak i protestës. Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të. Sipas tij, protesta nuk është përpjekje për pushtet, por përpjekje e popullit kundër sundimtarit shkatërrues. Vetë ministri Xhafaj, gjatë ditës nuk ka dashur të flasë për akuzat e opozitës ndaj tij. Ndërsa, kryeministri, Edi Rama, e ka quajtur të pabesë protestën e opozitës. “Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, por e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babale-protestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Advertisements