Breaking News

Zoran Zaev për vizitë zyrtare në Maltë

Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev më 29 dhe 30 maj do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Maltës.

Siç njoftojnë nga qeveria, në ditën e parë të vizitës Zaev do të realizojë takim me presidenten e Maltës, Mari Luiz Koleiro Preka, me kryeministrin Josef Muskat, ndërsa më pas do të hapet takimi plenar mes dy delegacioneve qeveritare.

Kryeministri Zaev gjatë kohës së vizitës do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maltës, Anxhelo Faruxhia.

Advertisements